Marash Kumbulla prej kohesh eshte vene ne qender te zerave te merkatos ne futbollin italian. Mbrojtesi 20 vjecar i kombetares shqiptare eshte kthyer ne shenjestren e Interit dhe Lazios te cilet duan t’ia rrembejne ate Verones. Vete drejtuesit e ketij klubi kane pranuar ekzistencen e kesaj gare per futbollistin shqiptar qe eshte nje prej zbulimeve te Verones.
‘Kemi marre kerkesa te rendesishme-tha presidenti i Verones, Setti-per ne eshte e rendesishme qe te jene te kenaqur futbollisti dhe klubi. Eshte nje ceshtje per te cilen do te vendoset ne 10-15 dite’.
Verona kerkon per kartonin e Marash Kumbulles 35 milione Euro duke perfshire ne kete vlere edhe bonuset.
Sfidanti.al