Nuk është i pari që e bën një gjë të tillë, dhe është thuajse e ditur se nuk do të jetë i fundit. Trajneri i Sëlltikut, Neill Lenon, e cilësoi Nejmarin si “një batakçi acarues” (ëind-up merchant), pas humbje 0-4 që skuadra e tij pësoi në “Park dë Prensis” ndaj Paris SG. Mbape shënoi që në minutën e parë, dhe më pas Nejmar dyfishoi rezultatin, por Lenoni nuk mërzit edhe aq për rezultatin sesa për ato që i quajti “provokime” të brazilianit. “Ai është një batakçi acarues, dhe ai e di këtë gjë, – u shpreh Lenon, – ai u përpoq të nervozonte lojtarët tanë me sjelljen e tij prej aktori, por unë u thashë djemve që të ruanin disiplinën dhe qetësinë”. Nejmar është sulmuar edhe më parë nga trajnerë e lojtarë rivalë, madje edhe nga vetë tifozët e tij, për shkak të sjelljes së tij të hapur në favor të kthimit tek Barcelona.
Sfidanti.al