Marc Marquez u operua ne Barcelone, nderhyrje qe duket se ka shkuar ne perfeksion me pilotin e Hondes qe mund te mungoje vetem ne garen e dyte te Boterorit te MotoGP ne Jerez. Gjate operacionit Dr. Mir i ka vendosur nje pllake ne krahun e demtuar gjate fundjaves ne pisten spanjolle te Jerez ku u zhvillua edhe gara e pare sezonale dhe koha e riaftesimit te tij pritet te jete me e shkurter nga sa u mendua.
Objektivi i kampionit ne fuqi te botes eshte te kthehet te garoje ne Cmimin e Madh te Cekise ne Brno e programuar te zhvillohet ne 9 gusht. Tani Marquez do te nise nje gare me kohen per te arritur kete objektiv dhe per t’ia dale mbane qe te jete aty prane te tjereve, gati per te tentuar rikonfirmimin e tij si kampion i MotoGP.
Sfidanti.al