Marash Kumbulla prej kohesh eshte vene ne shenjestren e drejtuesve te Interit ne merkaton e transferimeve, por ne javet e fundit skuadra zikalter duket se ka gjetur nje rival per sherbimin e mbrojtesit te perfaqesueses shqiptare. Behet fjale per skuadren e Lazios qe nuk e ka fshehur asnjehere interesimin per futbollistin aktual te Verones.
Por pista qe e con Kumbullen ne Rome eshte ftohur disi dhe Interi eshte hedhur ne kundersulm duke parakaluar lazialet. Mbrojtesi shqiptar vleresohet 30-35 milione Euro nga skuadra e Verones qe gjithsesi edhe nese arrihet marreveshja me Interin me shume mundesi do te kerkoje te mbaje 20 vjecarin me huazim edhe per sezonin e ardhshem.
Sfidanti.al