Dobët Barça e Setieni? As vetë Mesi nuk është më numri 1!

Kur shënon 28 gola në 41 ndeshje, kjo mund të jetë shumë për një lojtar tjetër, por jo për të. Lionel Mesi është mësuar të realizojë mbi 40 gola në edicion, dhe kjo është hera e parë në 10 vjet që nuk ia del, ndërsa krizën e kapitenit të Barcelonës e tregoi më mirë sondazhi i tifozëve në gazetën “Marka”. Argjentinasi doli në vend të dytë në renditjen e lojtarëve më të mirë të sezonit tek Barça, i lënë pas nga portieri Mark-Andre Ter Shtegen. Dakord, “Marka” është e përditshme e Madridit, pra mund të jetë paksa “madrilene” në sondazhin e saj, por e vërteta është që Leo nuk ka qenë vetvetja, edhe pse ka dhënë 20 asistë në La Liga në 2019-2020, deri tani. Pra, vërtet Barcelona ka qenë dobët, dhe trajneri Kike Setien nuk ka qenë në lartësinë e duhur, por të gjithë kanë pasur fatin e keq, që katalansit nuk janë “tërhequr” nga Mesi më i mirë, pasi po të kishte qenë kështu, ndoshta titulli mund të ishte fituar.

Sfidanti.al