Kampionati NASCAR nuk ka kthim prapa. Tani ai bëhet i pari event që do të pranojë publik në tribunë që nga momenti kur nisi periudha e kufizimit për shkak të coronavirusit në muajin mars. Në Bristol, në Tennessee ku u zhvillua gara All Star ditën e mërkurë që u mbyll me fitoren e Chase Elliott, autoritetet lokale lejuan shitjen e rreth 30 mijë biletave; është ky një hap i parë drejt hapjes së dyerve të tribunës që ka një kapacitet prej mbi 140 mijë vendesh.
Në Texas ku të dielën e 19 korrikut është parashikuar të zhvillohet një garë e Fort Worth u dha miratimi për të hyrjen e 67 500 shikuesve(gati gjysma e kapacitetit) në tribunë, por i nxehti i madh i këtyre muajve verorë mund të ndikojë te shumë tifozë. Speedëay Motors, që ka në pronësi pistën e Bristolit në Tennessee, kishte vendosur të spostontë Garën All Star në Charlotte sepse në Karolinën e Veriut nuk është e lejuar prania e tifozëve. Duke qenë se nuk ishte e mundur organizimi i shitjes së biletave të printuara në kohë, blerja e tyre për të hyrë në pistë u mundësua nëpërmjet smartphonëve.
Sfidanti,al