Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, ka një mesazh për gjithë atë që kritikojnë suedezin. Ai duket tejet i lumtur që po shkëlqen në Premierligë, pavarësisht moshës dhe për këtë thotë se ka bërë që kritikët “t’i hanë topet e tyre”.
Ibrahimovic pavarësisht se është 35 vjeçar, ka shënuar 17 gola – 12 prej tyre në Premierligë që kur u transferua në “Old Trafford” si lojtar i lirë.
“Më japin shumë energji, më besoni”, tha fillimisht Ibra për kritikat ndaj tij.
“Erdha në Premierligë dhe të gjithë filluan të mendojnë se çdo gjë do të jetë e pamundur, por si gjithmonë – bëra që t’i hanë topet e tyre”, shtoi suedezi.
“Kritikat më bëjnë më të lumtur pasi ata paguhen që të hanë m… derisa unë paguhem që të luajë – kjo është pse e shijoj kur më kritikojnë”, përfundoi suedezi.