Gasperini: Keqardhje për sfidat direkte, 93 gola janë vërtet shumë!

Prej 4 vjetësh po punon me një ekip që gjithnjë e më shumë po funksionon si orë zvicerane. Është Xhampiero Gasperini arktekti i kësaj Atalante që po vendos rekorde në Itali dhe në Europë, e po shkon sërish në Champions. Pas fitores 6-2 ndaj Breshës, Gasperini flet me fjalë vlerësimi, por edhe keqardhjeje, ndonëse nuk dëshiron as të thotë se mund të arrihej maksimumi, as që nuk mund të arrihej.

“Kur shikoj sfidat direkte me rivalët, vërej se episodet kyçe kanë qenë kundër nesh, – vlerëson ai, – jo vetëm për penalltitë ndaj Juves. Nëse do t’i kishim pasur këto pikë, do të ishim në pozicion më të mirë, por nuk dua të them se do të kishim dalë kampionë”. Me gjasë, ai e ka një mendim për titullin që mund të ishte arritur këtë vit. Përsa i përket golave, thotë se “93 është vërtet një shifër shumë e madhe”. “Edhe vjet ishim skuadra me më shumë gola, por këtë vit kaluam veten, – shton ai, – prej 4 vjetësh po luajmë shumë mirë. Duam të jemi në Champions, dhe të provojmë fatin me Paris SG”.

Sfidanti.al