Platini për Dibalën: Avokatit do t’i kishte pëlqyer, unë jam Platini, ai është Sivori!

Një legjendë e madhe e Juves thotë disa fjalë për një futbollist që është legjendë në tentativë. Mishel Platini ka një rast për folur për Paulo Dibalën, pasi argjentinasi arriti 224 ndeshje me fanelën e Juventusit, aq sa pati francezi i shquar. “Më pëlqen shumë, – shprehet ish-numri 10 juventin dhe i Francës, – me Ronaldon janë shumë mirë pranë e pranë. Natyrisht, jemi të ndryshëm, unë numër 10, ai sulmues”.

Platini shton se “argjentinasi është shumë i zoti në fushë, por edhe një njeri me fytyrë të pastër, më duket një njeri me shpirt të bukur”. A do t’i kishte pëlqyer Dibala, një personaliteti si Avokati Xhani Anjeli? “Avokati nuk është më, dhe nuk mund t’i vendos në gojë fjalë që ndoshta nuk do t’i thoshte, – shpjegon Platini, – por, nëse i pëlqente Sivori, do ta kishte pëlqyer madje shumë edhe Dibalën. Përsa i përket “trashëgimtarit” le të flasim një herë tjetër sepse Mishel Platini, si gjithë të mëdhenjtë e tjerë kërkon për vete një rol në historinë e Juves, që Dibala objektivisht ende nuk e ka”.

Sfidanti.al