UFC u tregua shumë e rreptë me sportistin gjerman të arteve marciale Timo Feucht me të cilin zgjidhi kontratën përpara debutimit të këtij të fundit në oktagon. Arsyeja e marrjes së këtij vendimi nga ana e UFC është e kaluara e sportistit që përpara disa vitesh ka frekuentuar grupe të neonazizmit. Për më tepër, Feucht ka qenë mes 215 të arrestuarve të akuzuar për shkaktim të turbullirave gjatë një marshimi të orgaizuar nga lëvizja antiislamiste ‘Pegida’ në Leipzig në muajin janar të 2016.
Në këtë mënyrë, Feucht që duhej të debutonte këtë të mërkurë në eventin ‘Fight Island’, nuk do të ketë mundësi ta bëjë këtë pas vendimit të marrë nga UFC kur mësoi për të kaluarën e tij. Feucht që ka një bilanc me 8 fitore dhe 1 humbje në karrierën e tij si sportist I arteve marciale, do të përballej me norvegjezin Kenneth Bergh. Në informacionin e publikuar nga MMA Fighting mësohet se gjermani më parë ishte përjashtuar edhe nga Brave FC pasi u mësua e kaluara e tij e lidhur me nazizmin. Feucht aktualisht stërvitet në Suedi nga trajnerët Alexander Gustafsson dhe Ilir Latifi
Sfidanti.al