Camp Nou për sezonin 2020/2021 do të ketë një mbiemër dhe shumë shpejt do të mësohet emri i kompanisë që do të jetë në impiantin mitik të Barcelonës. Presidenti Josep Maria Bartomeu në intervistën e tij për programin ‘Once de Esport 3’ tha se klubi po mbyll bisedimet me 2 kompani ndërkombëtare që kanë zyrat e tyre edhe në Katalonjë. Ajo që nuk specifikoi presidenti i klubit blaugrana është nëse të dyja këto kompani do të kenë emrin e tyre në Camp Nou apo vetëm njëra.
Në 21 prill, Barcelona bëri të ditur se kishte miratuar të dhënien e të drejtave të emrit të Camp Nout për sezonin 2020/2021 Fondacionit Barça për të siguruar të ardhura që do të shërbejnë për të investuar në studime dhe të sdestinuara në luftën kundër efekteve të Covid-19 në Katalonjë dhe në pjesën tjetër te botës.
Por Bartomeu habiti të gjithë kur foli për dhënien e të drejtave të emrit të Camp Nout për dy sezone, kur u fol se kjë ndërmarrje filantropike ishte vetëm për një sezon.
Sfidanti.al