Një episod i pabesueshëm u pa ditën e shtunë në një ndeshje të Divizionit të Dytë të kampionatit rumun, në derbin mes Petrolul dhe Rapidit të Bukureshtit, e vlefshme për fazën e playoffit. Në minutën e 66, arbitri Dima akordoi një 11 metërsh për Petrolul. Portieri 19 vjecar Mihai Popa e pret gjuajtjen por penalltia u përsërit sepse ai e kishte kaluar vijën, kështu u ndëshkua me karton të verdhë.
Në tentativën e dytë që u ekzekutua nha një tjetër lojtar I Petrolulit, Popa e priti përsëri por edhe këtë radhë 11 metërshi duhej përsëritur për të njëjtin faull, kështu që 19 vjecari i Rapidit mori kartonin ne dytë të verdhë duke ia lënë vendit 18 vjecarit Tataru.
Në tentativën e tretë ishte futbollisti I Petrolul që gaboi teksa e gjuajti topin shumë lart. Ndeshja përfundoi 0-0 me Rapidin e Bukureshtit që e mban vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Petrolul është i 6 me 20 pikë dhe me shumë gjynahe për të larë për shkak të gabimeve të Arnautu, Marinescu e Colli.
Sfidanti.al