Barcelona humbet Griezmann deri në fundin e La Ligës

Antoine Griezmann do të humbasë dy ndeshjet e fundit të La Ligas me Barcelonën; atë me Osasunën që do të luhet të enjten në Camp Nou dhe me Alaves ditën e diel. Ekzaminimet mjekësore të cilave iu nënshtrua sulmuesi francez ditën e diel konfirmuan një dëmtim muskular në kuadricepsin e këmbës së djathtë për Antoine Griezman. Vetë klubi katalanas bëri të ditur mungesën e futbollistit duke shtuar se evoluimi i dëmtimit do të përcaktojë disponibilitetin  e futbollistit pa dhënë një datë të përcaktuar

Griezman u zëvendësua në pushimin e ndeshjes ndaj valladoliditi që Barcelona e fitoi 1-0 pasi vuri re disa probleme dhe në vendin e tij u aktivizua Luis Suarez. Tani objektivi i francezit është që të riaftësohet plotësisht për 8 gushtin kur Barcelona do të luajë ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve me Napolin në Camp Nou. Nëse do të kualifikohet për në cerekfinale me shumë mundësi Barcelona do të ketë përballë Bayernin e frikshëm me bavarezët që e kanë fituar ndeshjen e parë me Chelsean në Londër 3-0. Griezmann është ndër të paktët futbollistë të Barcelonës që gjatë këtij sezoni nuk kishte pësuar anjë dëmtim dhe ka qenë i disponueshëm në të gjitha ndeshjet dhe është ndër të paktët që nuk është sanksionuar asnjëherë.

Sfidanti.al