‘Harakiri’ Ferrari; përplasen Vettel i zhgënjyer, Leclerc i kërkon ndjesë

Ferrari bëri ‘vetëvrasje’ në garën e dytë të Botërit të Formula 1, Cmimi i Madh i Styrpias, edhe kjo një garë e  zhvilluar në Austri. Ishte vetëm xhiroja e pestë ku u pa një përplasje mes Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc me pilotët që në fund u detyruan të braktisin garën për të regjistruar një tjetër fundjavë katastrofike për Kokëkuqen italiane. Zhgënjimi ishte i madh për Vettel për këtë garë që nuk mund të shkonte më keq se kaq për skuderinë nga Maranello

‘Isha në duel me 2 makina, isha në kthesën 3 dhe Charles mori trajektoren e brendshme-tregon Vettel-u përpoqa të mbyll normalisht dhe nuk e prisja që ai të tentonte dicka aty. Është për të ardhur keq që e gjithë kjo ndodhi, por nuk do të  mund të bëja asgjë’.

Nga ana e tij Leclerc mori të gjitha përgjegjësitë e tij dhe  tregon se i kërkoi ndjesë shokut të tij të skuadrës

‘I kërkova ndjesë Vettelit, gabova dhe jam i ndershëm në kërkimin e faljes-tha Leclerc-nuk isha aspak i zoti, jam i zhgënjyer me veten time. Nuk doja të humbisja mundësinë dhe sot ndodhi. Është i gjithi faji im, marr përsipër përgjegjësitë e mia dhe them se më vjen keq për të gjithë skuadrën që bëri gjithcka për të na ndihmuar që të bëjmë një hap përpara. Hodha poshtë gjithcka, por kisha një dëshirë të madhe për të bërë mirë’.

Sfidanti.al