Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit me anë të një letre i ‘tërheq veshin’ skuadrës së Ferrarit. Shkak u bë Charles Leclerc që në ditët e kaluara la paddockun e Spielberg për t’u kthyer në shtëpi në Monaco duke thyer në këtë mënyrë rregullin e ‘flluskës sociale’ që parashikon ndalimin e spostimeve jashtë gare dhe takimin me persona të tjerë që nuk janë në paddock.
Pasi redaktoi një protokoll strikt për të minimizuar sa më shumë rrezikun e përhapjes së virusit tek anëtarë të ndryshme të skuadrave që parashikon edhe kryerjen e detyrueshme të testeve cdo 5 ditë, FIA ka marrë një pozicion të qartë kundër pilotit të Ferrarit që e ndërmori veprimin e tij për t’u kthyer në Monaco menjëherë pas përfundimit të garës së vitit të kaluar
‘U testova dy herë përpara se të kthehesha dhe në të dyja rastet isha negative, u ktheva për disa ditë në shtëpi-u mbrojt Leclerc që kishte takuarmiq dhe familjarë të tij jashtë ambienteve të Ferrarit
Por Leclerc nuk ishte i vetmi që la Spielbergun. Në Monaco shkoi edhe fituesi I garës së kaluar, Valtteri Bottas por që sipas FIA nuk kishte thyer asnjë rregull kjo sepse, finlandezi u largua i shoqëruar me persona të tjerë që kanë qenë pranë tij në bokset e Mercedes
Sfidanti.al