U desh të vinte radha e Bërnlit që të ndodhte. Asgjë jonormale deri këtu pasi skuadrat e ashtuquajtura të vogla në Angli “të nxjerrin sytë”. Gjithsesi, pritej që Liverpuli të vazhdonte rrugën e deritanishme, pra të fitonte në fushën e vet, siç ka bërë gjatë gjithë këtij kampionati. Ndaj Bërnlit u humbën dy pikët e para, diçka që nuk ndodhi as ndaj Mançester Sitit apo Mançester Junajtidit. Andrju Robertson kaloi në epërsi Liverpulin në pjesën e parë me një goditje me kokë, ndërsa miqtë barazuan në vazhdim të një goditjeje dënimi që u dha gabim, pasi dy lojtarët vendas, Mane e Salah, nuk ishin pozicion jashtë loje. Xhej Rodrigez shënoi pas kësaj goditjeje dënimi, ndërsa asisti iu dha me kokë nga Xhejms Tarkovski. Liverpuli ka 93 pikë, dhe sërish mund ta thyejë rekordin e pikëve të Mançester Sitit, që fitoi 100 në 2017-2018, pasi ka edhe 3 ndeshje për të luajtur, pra nëse i fiton të treja.
Sfidanti.al