Lajpcigu mund të ketë humbur Timo Vernerin, por jo shijen e futbollit, dhe dëshirën për të qenë sa më lart. Qyteti i përket Landit të Saksonisë, i cili ka vendosur të lejojë tifozët nëpër stadiume duke nisur nga 1 shtatori i ardhshëm, në të gjitha ndeshjet, pra edhe në Bundesligë. Kjo do të thotë se skuadra e trajnerit Nagelsman do të ketë mbështetje të fortë, gjithnjë nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim “kataklizmal”.
Që tani, Shteti i Lirë i Saksonisë (Freistaat) ka lejuar festivalet popullore, duke nisur nga 18 korriku. Ministrja e Shëndetit, Petra Këping (62 vjeç, SPD) informoi se planifikohet që në shtator të lejohen aktivitete me mbi 1 000 njerëz të pranishëm. Nuk ka “tavan”, por gjithsesi duhet të respektohen rregullat. “Për tifozët e Lajpcigut, – deklaroi Këpingu, – duhet arritur një marrëveshje me palët e tjera, si me Federatën apo Ligën e Futbollit”.
Sfidanti.al