Vlera e Kylian Mbappe do të rritet nëse sulmuesi rinovon kontratën me Paris Saint Germainin. Prestigjiozja CIES Observatory ka bërë një studim në lidhje me 5 futbollistë të 5 ligave më të rëndësishme të Evropës që do të kenë rritje të vlerave të tyre në rast se do të rinovojnë kontratat me skuadrat e tyre aktuale dhe Mbappe është një prej tyre me francezin që ende nuk e ka bërë një veprim të tillë.
Sipas CIES Observatory, Mbappe në këtë moment vlen 242 milionë Euro dhe nëse ai do të zgjasë kontratën me kampionët e Francës, vlera e tij do të rritet me 39 milionë Euro dhe do të shkojë në 281 milionë Euro. Duke marrë parasysh se Paris Saint Germaini pagoi 180 milionë Euro kur e mori nga Monaco që do të thotë se klubi transalpin do të dalë me shumë fitim nëse do të vendosë të shesë futbollistin.
Një tjetër futbollist që do të ketë një rritje të vlerës së tij në rast rinovimit të kontratës është Jadon Sancho. Kontrata e tij me Borussia Dortmund skadon në 2022 dhe në këtë moment vlera e tij është 180 milionë Euro. Nëse rinovon vlera e tij do të rritet me 43 milionë Euro në 223 milionë. Në këtë listë është edhe Lionel Messi, por rritja e vlerës së tij do të ishte me 35 milionë Euro nga 80 në 115 millionë Euro.
Sfidanti.al