Franck Ribery përjetoi një mbrëmje makthi jo vetëm në fushën e lojës. Ylli francez i Fiorentinës që e la përpara kohe fushën e lojës në sfidën ndaj Parmës në Tardini për një dëmtim në kavilje, u përball me një surprizë të shëmtuar në momentin që hyri në shtëpinë e tij; keqbërës kishin grabitur banesën e tij në Firenze duke përfituar nga mungesa e futbollistit me karabinierët që shkuan menjëherë në vendngjarje
Mësohet se nga banesa që ndodhej në kodrat e Bagno në Ripoli ishin grabitur disa orë dhe bizhuteri të tjera me ar për një vlerë që nuk është përcaktuar ende.
Sfidanti.al