Lionel Messi do të mbyllë karrierën futbollistike te Barcelona. Është I sigurt për këtë presidenti Josep Maria Bartomeu që mohoi me forcë të gjitha zërat e shfaqura së fundmi sipas të cilave Messi ka pezulluar bisedimet për rinovimin e kontratës që skadon në 2021
‘Nuk do të hyj te detajet e bisedimeve sepse jemi të përqendruar te kampionati dhe jemi në tratativa me disa futbollistë, por Messi na shpjegoi se dëshiron të qëndrojë, kështu që mund t’ju siguroj se do ta cmojmë atë te Barcelona për shumë kohë-tha Bartomeu në një intervistë për rrjetin televiziv spanjoll Movistar-ka ende shumë vjet përpara dhe do të argëtohemi për një kohë të gjatë’.
Sfidanti.al