Vetë ka qenë trajner tek Sioni në Zvicër, në të njëjtën ligë ku Xherdani shkëlqeu për Bazelin. Veçse, Arno Rosini, ish-njeriu i stolit në skuadrën e Superligës zvicerane, ka një mendim shumë të keq për 28-vjeçarin me origjinë nga Kosova. Duke folur për titullin e Liverpulit, Rosini thotë se “Shaqiri nuk pati kontribut, ai ishte më shumë një spektator”. “Përveçse tek Bazeli, ai nuka shkëlqyer askund tjetër, – theksoi trajneri italo-zviceran, – as tek Bajerni, Interi apo Liverpuli, edhe pse ka fituar shumë trofe, dhe llogaria në bankë i është rritur në mënyrë dramatike”.
Rosini thotë se Shaqiri kurrë uk ka dhënë maksimumin, sepse ndryshe do të kishte qenë në mos titullar, të paktën një nga lojtarët më të rëndësishëm rezervë. E vërtetë, që 28-vjeçari nuk ka luajtur shumë këtë vit, duke shënuar vetëm 1 gol. Gjithsesi, Rosini duhej të kishte parasysh se Jurgen Klopi e mori në Liverpul edhe pas viteve pa sukses tek Bajerni apo Interi, dhe se e vlerësoi shumë, ndonëse dëmtimet nuk e lejuan të luante rregullisht.
Sfidanti.al