‘Shpresojmë që këtë vit të bëjmë më mirë, do të jetë e vështirë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Nuk ishre një fillim sezoni i lehtë me testet dimërore dhe këtë nuk duhet ta harrojmë. Do të punojmë dhe do të shohim se ku do të jemi’. Këto ishin fjalët e Charles Leclerc në prag të fillimit të Botërorit të Formula 1 që do të ndodhë këtë fundjavë në Austri.
Kampionati duhej të niste në muajin mars por pandemia coronavirus i komplikoi gjërat teksa pati edhe disa anulime garash, kështu që ky sezon do të nisë pikërisht në korrik në pistën Spielberg, ku Leclerc u bë protagonist i një dueli me Max Verstappen
‘Nuk kam kujtime shumë të bukura-shtoi Leclerc-e humbëm fitoren pak xhiro nga fundi i garës. Por mësova shumë nga ajo garë. Ndryshova stilin tim të drejtimit të makinës, jam pak më shumë agresiv. Gjithsesi nuk do të kishim fituar sepse nuk ishim shumë të shpejtë’.
Sfidanti.al