Marash Kumbulla është vetëm 4-5 milionë euro larg Lacios!

Dëshira e Igli Tares dhe e presidentit Klaudio Lotito, duket se do të plotësohet, ndonëse do të duhet edhe një sakrificë e fundit. Bisedimet mes Lacios dhe Veronës për kartonin e Marash Kumbullës ende nuk kanë përfunduar me sukses, por as nuk janë braktisur, siç njoftuan mediat pranë Interit.

Vlerësimi i Lacios për kartonin e Kumbullës me 18 milionë euro kesh, Kristiano Lombardon dhe njërin prej dy lojtarëve, Fabio Maistro e Uollas, nuk është cilësuar i drejtë nga presidenti i Helasit, Mauricio Seti. Ky i fundit, thotë se kartoni i dy lojtarëve të përfshirë në transferim nuk është 10 milionë euro gjithsej, pra pagesa e Interit nuk mund të quhet 28 milionë euro. Sipas presidentit të Veronës, milanezët duhet të shtojnë edhe 4-5 milionë euro të tjera që ai të hapë dritën jeshile për 20-vjeçarin shqiptar. Mediat italiane theksojnë se kjo do të thotë se për 2-3 milionë euro më shumë, qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare do të shkojë tek Lacio.

Sfidanti.al