Platini ende në telashe për përfitime; kalon nga dëshmitar në të hetuar

Nga dëshmitar në të hetuar; Michel Platini është sërish në telashe teksa akuzohet për keqadministrim dhe për përfitime të padrejta duke hyrë në këtë mënyrë në listën e të hetuarve nga prokuroria zvicerane për pagesën e marrë nga ish presidenti i FIFA, Sepp Blatter prej 2 milionë frangash zvicerane.

Lajmi bëhet i ditur nga France Presse, sipas së cilës Platinisë është njoftuar në 5 qershor nëpërmjet një letre që ia dërkoi Prokurori Thomas Hildbrand. As Platini e as avokati i tij nuk kanë dashur të japin komentet e tyre, ndërsa Blatter pranoi se është thirrur nga magjistratuara helvete në 1 shtator dhe zbuloi se Platini e ka marrë thirrjen e tij në 31 gusht me ish kreun e UEFA që deri tani konsiderohej vetëm si dëshmitar.

Hetimet kishin nisur në vitin 2015 në Zvicër ku i akuzuari ishte Sepp Blatter për një pagesë të kryer dhe që nuk kishte lënë gjurmë prej 2 milionë Frangash Zvicerane në favor të Michel Platini që në atë kohë ishte në postin e presidentit të UEFA

Ish ylli i futbollit francez pretendonte bëhej fjalë për një konsulencë, por dyshimet ishin se kjo pagesë ishte bërë në këmbim të votës për rizgjedhjen e Blatter në krye të FIFA. Sipas lajmeve të publikuara në median franceze në maj të 2018, në një letër për Platininë, vetë prokurori kishte nënvizuar se Platini nuk ishte i hetuar, por një ditë më pas Prokuroria qartësoi se procedura nuk ishte mbyllur ende. kjo cështje bëri që Platini të dënohej me skualifikim sportiv prej 8 vitesh që u reduktua nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë në 4 vjet duke u konfirmuar edhe në Gjykatën e Strasbrugut

sfidanti.al