Kejn shënon, Totenhemi e Murinjo, “një fije shpresë” Championsi!

Diferenca mund të jetë 6 pikë, ndërsa rivalët të kenë një ndeshje më shumë për të luajtur. Anipse, për Totenhemin dhe trajnerin ambicioz të “gjelave”, Zhoze Murinjo, për momentin ka rëndësi fakti që ndeshja u fitua dhe se shpresat për kualifikim në Champions ekzistojnë, edhe pse janë “në fije të perit”. Në një derbi jo edhe aq të dëgjuar të Londrës, Spërsat u mbajtën të mbërthyer në 0-0 nga Uest Hemi deri në minutën e 64-ët kur miqtë shkaktuan autogol. Rrjeta nuk do të hyjë në histori si një nga më të bukurat e Premier Ligës, por ishte gol për 1-0! Më pas Harri Kejn hoqi presionin nga trajneri i tij, duke shënuar golin e parë pas dëmtimit, pra pas 6 muajsh e më shumë, në 82’. Për kapitenin e Anglisë janë 8 gola në 12 ndeshje për Zhozenë.

Vendasit patën fat në dy-tri momente, pasi Uest Hemi rrezikoi, por edhe ata vetë kishin rastet e tyre. Murinjo vazhdon të mos humbasë ndaj kolegut Dejvid Mojes, me 9 fitore e 5 barazime. Totenhemi ka 45 pikë në 31 ndeshje, Uolvesi ka 46 me 30, Man. Junajtid ka 46 po më 30, ndërsa Çelsi i vendit të katërt ka 51 gjithashtu me 30 ndeshje të luajtura.

Sfidanti.al