Formula 1; Ferrari në pistë në Mugello, Vettel e Leclerc bëjnë nxemjen

Ferrari do të kthehet në pistë ditën e martë në pistën e Mugellos për një sesion testesh që do të shohë si protagonistë Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc. Të dy pilotët do të përdorin makinën SF71H,  e përdorur në vitin 2018. Edhe gomat nuk do të jenë ato që do të përdoren në Botërorin e Formula 1 duke nisur nga fundjava e 5 korrikut, por ato që do të instalohen në eventet demonstrative.

Kjo do të thotë se koha e regjistruar dhe numri I xhirove nga 2 pilotët e Kokëkuqes italiane nuk do të jenë në qendër të vëmendjes nga stafi I Ferrarit. Skuderia italiane bën të ditur se synimi është që të sistemohet cështja e procedurave Covid për t’u zbatuar në pistë dhe në bokse dhe për të ‘hequr ndryshkun’ pilotëve që pas 2 javësh do të rinisin betejën për titullin botëror në Formula 1. Këto teste do të nisin në orën 09:00 të mëngjesit të së martës dhe do të zhvillohen me dyer të mbyllura për publikun dhe median.

Sfidanti.al