Zërat rreth Kante, Frank Lampard i shuan plotësisht

N’Golo Kante nuk do të largohet nga Chelsea. ai që e konfirmoi këtë ishte trajneri i Bluve të Londrës, Frank Lampard. lajmet e fundit theksonin se Chelsea do të largojë Kante për të siguruar të ardhura për blerjen e Haverts nga Bayer Leverkusen dhe Ben Chilëell nga Leicester, por Lampard i mohoi kategorikisht këto zëra

Lampard la të kuptohet qartë se mesfushori është shumë i rëndësishëm në planet e tij për të ardhmen dhe nuk dëshiron që ai të largohet këtë verë, por pranon se do të jenë lojtarë të tjerë që do t’i thonë lamtumirën klubit londinez

‘E kam thënë shumë herë, N’Golo është ndër mesfushorët më të mirë në botë. Do të më pëlqente të luaja me të, ka të gjitha aftësitë-tha Lampard i cili theksoi se ndihet si një person me shumë fat.

‘Të kthehem te Chelsea dhe të kem këtë lojtar në skuadës është dicka që duhet ta vlerësoj-shtoi Lampard-ka pasur vështirësi për shkak të dëmtimeve dhe ta shoh sërish kaq të freskët është dicka pozitive. N’golo është i rëndësishëm për ne në të ardhmen. kemi nevojë ta kemi atë me rregullsi dhe për fat të mirë ia kemi arritur këtë tani’.

sfidanti.al