Sot tre vite më parë, fansat e Formula 1 pothuajse në të gjithë botën kanë qenë duke lexuar lajme për aksidentin e heroit të tyre, Mikael Shumaker. Kampioni i shtatëfishtë botëror pësoi një aksident të tmerrshëm me ski, në Alpet franceze e që ishte vendosur menjëherë në gjendje kome të detyruar.
Tani, sipas raportimeve, tarifa për mjekimin e 47 vjeçarit gjerman ka rritur në 16.3 milion euro. Kjo është bazuar në koston javore prej 135 mijë eurosh në javë për trajtim, raporton The Sun. Shumaker besohet se ka 15 njerëz në ekipin e tij të mjekëve, që e mjekojnë atë intensivisht, në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës.