Për herë të parë, tre shtete janë gati të kandidojnë së bashku për organizimin e njw Kampionati Botwror. Presidenti i Konfederatës së Vendeve të Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF), Viktor Montiljani, konfirmoi gjithçka për “Reuters”. “Kanadaja, SHBA dhe Meksika po planifikojnë të organizojnë një Botëror së bashku. Ne jemi të hapur për një organizim të tillë, sepse numri më i madh i skuadrave pjesmarrwse rrit edhe koston financiare për një vend, ndaj këtw mund të ndajmw mes vendeve të ndryshme”, tha Montiliani.
Bisedimet për organizimin dhe propozimin e një kandidature të përbashkët të tre vendeve do të fillojnë në vitin e ardhshëm, pasi të mësohet vendimi përfundimtar i FIFA-s, mbi numrin e skuadrave pjesëmarrëse dhe formulës sw aktivitetit. Në të kaluarën, Botërori është ndarë mes dy vendeve vetëm në edicionin e vitit 2002, mes Japonisë dhe Koresë së Jugut. Organizimi i këtij aktiviteti në këtë mënyrë sigurisht që do të përballej me vështirësi logjistike, sidomos përsa u përket udhëtimeve.