‘Messi është idhulli im dhe gjithnjë kam ëndërruar ta takoj e të bëj një foto me të-me këto fjalë të thëna për median katalanase tregon pushtimin e fushës në sfidën mes Mallorcas dhe Barcelonas, një tifoz me origjinë franceze.
‘Kisha planifikuar gjithcka që përpara se të përhapej coronavirusi-vijon rrëfimin e tij tifozi-fillimisht e provova me Jordi Albën, por më pas pashë Messin dhe shkova drejt tij. Por Policia më kapi dhe më largoi. Plani shkoi keq për shkak të nervave të mia’.
Tifozi që kishte veshru fanelën e Argjentinës me nr.10 të Messit tregon që për të hyrë në fushë kaloi telin rrethues prej 2 m dhe tani ai rrezikon që të gjobitet me një shumë të majmë e sidomos nuk do të mund të tregojë foton aq shumë të dëshiruar me Messin duke qenë se policia ia fshiu nga telefoni.
Por telashet për pushtuesin nga Palma de Mallorca nuk përfundojnë këtu, pasi edhe drejtuesit e La Ligës këtë të diel bënë të ditur se do të bëjë akuza penale kundër tij. Në një komunikatë, La Liga i kujton tifozit se nuk kishte vënë maskë në fytyrë apo doreza në duar kur hyri në fushë, nuk iu bind urdhrave të personelit të sigurisë dhe theu ligjet e sigurisë sanitare të vendosura për shkak të pandemisë coronavirus. La Liga dënoi aktet e tifozit duke theksuar se ato përbëjnë krim duke shtuar se veprime të tilla vënë në rrezik shëndetin e të gjithëve dhe integritetin e kompeticionit.
Sfidanti.al