Didi Haman: Ky Bajern, më i miri në 10-15 vitet e fundit!

Është një ekspert që flet, një ish-mesfushor që luajti për 5 vjet në Mynih, dhe që provoi edhe fanelën e Liverpulit duke u përplasur me skuadrat e Premier Ligës dhe të Championsit. Ditmar “Didi” Haman beson se ky Bajern është më i miri në një dekadë, apo një dekadë e gjysmë, një deklaratë vërtet e fortë. Në këtë mënyrë, Hamani mendon se skuadra e trajnerit Hansi Flik po luan më mirë edhe se “ekipi-pancer” i 2013-ës që fitoi tre trofetë e mëdhenj, përfshi edhe Championsin, nën drejtimin e mjeshtrit Jup Hajnkes.

Duket se analisti i “Skajit” gjykon se vetëm skuadra e Otmar Hicfeldit, e viteve 1999-2001 mund të quhet më lart sesa kjo, në radhët e së cilës luanin Oliver Kahn, Biksent Lizarazu, Samuel Kufur, Vili Sanjol, Ouen Hargrivs, Hasan Salihamixhiç, Jens Jeremis, Mehmet Shol, Lotar Mateus, Stefan Efenberg, Mario Basler apo Zhovane Elber. Edhe trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, vlerësoi se Bajerni i sotëm duhet të cilësohet si favorit për të fituar Championsin, siç bëri në 2001 e 2013.

Sfidanti.al