Në futbollin gjerman vijojnë fushatat kundër racizmit. Këtë radhë ishte Bayerni i Mynihut që ndërmori një nismë të tillë për të kundërshtuar këtë fenomen kaq negativ në shoqërinë njerëzore në ndeshjen kundër Bayer Leverkusen. Në fazën e nxemjes, futbollistët e Bayernit u shfaqën me fanela me mbishkrimin ‘Të Kuqtë kundër racizmit’ pikërisht në mbështetje të lëvizjes ‘Black lives Matter’, ndërkohë që gjatë ndeshjes u vu re që ata kishin në krah një shirit të zi ku shkruhej pikërisht fraza e kësaj lëvizjeje ndërkombëtare.
Po kështu në një ndeshje tjetër, atë mes Eintracht dhe Mainz, sulmuesi i këtij të fundit mbështeti gjurin në tokë pasi shënoi golin e tij në këtë ndeshje. Ndërsa në fillimin e sfidës mes Borussia Dortmund dhe Hertha berlin, futbollistët dhe stafet e të dyja skuadrave mbështetën një gju në tokë dhe mbajtën 1 minutë heshtje.
Sfidanti.al