Në autobiografinë ‘Sipas mënyrës sime’ që tashmë ka dalë, Luka Modric ka treguar disa episode në mënyrë të vecantë atë të një polemike mes Jose Mourinhos dhe Cristiano Ronaldo që gati u shndërrua në një sherr të madh.
‘Ishim duke fituar në Kupën e Mbretit 2-0, por Ronaldo nuk e ndoqi mbrojtësin e krahut të skuadrës kundërshtare gjatë një aksioni rivënie-tregon Modric-e pashë Jose të tërbuar me Cristianin dhe të dy patën një debat të ashpër dhe mund të them se reagimi i trajnerit më la të befasuar. Kur hymë në dhomat e zhveshjes në pushimin e sfidës pashë Ronaldon gati të lotuar nga zemërimi; ‘Unë jap më të mirën dhe ai vazhdon të më kritikojë’ thoshte. Kur Mourinho hyri dhe vijoi ta sulmojë sa nuk plasi sherri me grushta. Vetëm ndërhyrja e lojtarëve të tjerë nuk lejoi të ndodhë’
Modric kujtoi dhe sfidën Real Madrid-Juventus në prill të 2018 që hyri në histori për një penallti të fituar nga Reali në minutat shtesë që solli eliminimin e bardhezinjve dhe që provokoi protestat e Buffon ndaj arbitrit Oliver
‘Kur bëhet fjalë për Realin e Madridit protestat janë gjithnjë të ashpra-vijon Modric-e vërteta është se ajo ishte penallti e pastër dhe më erdhi keq që të shihja Buffon të reagonte në atë mënyrë’.
Sfidanti.al