Skuadra e Milanit është në pritje të dy përforcimeve të mëdha gjatë verës dhe nuk flitet për futbollistë të zakonshëm. Edhe kinezët e Apenineve e kanë marrë seriozisht dhe sipas Corriere dello Sport, në listën e re të tyre janë Çesk Fabregas dhe Isko.
Dy futbollistët e përfaqësueses spanjole, nuk i kanë vendet e sigurta tek Çelsi dhe Reali i Madridit dhe shumë shpejt mund të përfundojnë në San Siro. Një gjë është e sigurtë, me ardhjen e pronarëve të rinj te Milani, pritet të vijnë edhe investime të mëdha, për të krijuar një ekip të denjë, për të luftuar për tituj në Serie A dhe Europë.