Spanjë, tifozët në stadium në fazën 3; Barcelona-Napoli me dyer të mbyllura?

Fernando Simon, Drejtori i Qendrës së Koordinimit për sinjalizimin e emergjencave sanitare në Spanjë, hap dyert e stadiumeve për publikun.

‘Diskutuam disa aspekte kyce sic është prania ose jo e publikut në tribuna-tha epidemiologu i njohur spanjoll-nuk është dhënë asnjë përgjigje përfundimtare, pasi sigurisht nuk mund të jepet në këto momente. Por është e vërtetë që ministria ka premtuar se do të bëjë një vlerësim të rrisqeve. Dhe sipas situatës epidemiologjike,  në rast se në fazën 3, do të mund të lejohen tifozët, do të ndodhë’.

Është ky një lajm shumë i mirë për tifozët spanjollë e sidomos ata të Barcelonës, të cilët nëse gjithcka do të shkojë mirë, do të mund të kthehen në Camp Nou për të mbështetur Messin dhe të tjerët në sfidën e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve

Faza 3 për të cilën flet Simon, është e katërta dhe e fundit e parashikuar nga qeveria Spanjolle për të kthyer normalitetin në vend. Praktikisht është faza më më shumë liri gjithnjë duke respektuar distancimin social dhe normat higjienike; fleksibilizohet lëvizjë, do të rifillojnë spektaklet e koncertet, vetëm atje ku është e mundur që të mbahet distance prej 2 m mes spektatorëve dhe pa e kaluar kurrë nivelin 50% të kapacitetit

Qyteti i Barcelonës është ndër më të goditurat nga  pandemia dhe vetëm në 25 maj hyri në fazën 1 dhe jo përpara 8 qershorit do të hyjë në fazën 2. Duke pasur parasysh se cdo fazë zgjat të paktën 2 jave dhe se Champions League nuk do të rinisë para muajit gusht, është gjithë koha e nevojshme që Camp Nou të ketë tifozë në 50% të kapacitetit të tij, një problem më shumë ky për Napolin dhe Gattuson që do të duhet të bëjnë shumë punë  në fortesën katalanase për t’u kualifikuar pas barazimit 1-1 në San Paolo.

Sfidanti.al