Uest Hem, çfarë përgjigjeje epike për tifozin racist!

Thuajse të gjithë klubet e Premier Ligës kanë reaguar pas vrasjes së zezakut amerikan, Xhorxh Flojd nga policia amerikane, dhe njëri prej tyre ishte edhe Uest Bromi. Klubi nga Birmingami postoi mesazhin në Instagram “Së bashku ne jemi më të fortë”, duke u përfshirë në lëvizjen “Jetët e zezakëve vlejnë” (Black Lives Matter). Ky veprim i drejtuesve të klubit të zemrës nuk i pëlqeu aspak një tifozi që ishte regjistruar në rrjetin social me emrin “Vitet 80-të, i teti”. “Patetike, anulojeni abonimin tim vjetor, – shkruajti ai, – përshëndetje”! Uest Bromi nuk vonoi të përgjigjej, dhe kur e bëri ishte vërtet epike: “Nuk do të na mungosh”!

Sfidanti.al