Hidhërim për Nainggolan: ndërroi jetë e mbesa, vuante nga kanceri

Hidhërimi ka pllakosur në familjen e Radja Nainggolan; mbesa e mesfushorit të Cagliarit ndërroi jetë pas një beteje të gjatë kundër kancerit. Futbollisti belg deshi t’i japë lamtumirën mbesës së tij me një postim në rrjetet sociale

‘Shpirt do të na mungosh të gjithëve. Të dashurit, fëmijëve, babait, vëllezërve e motrave, të gjithëve-shkruante Nainggolan në postimin e tij-Kaq e re nuk arrij ende ta besoj. Tani shko te nëna jote dhe përqafoje fort. Do të të mbrojë akoma më shumë

Është kjo një tragjedi për familjen e futbollistit që përballet me këtë problem edhe në shtëpinë e tij, pasi bashkëshortja e tij Claudia po lufton kundër kancerit.

Sfidanti.al