Një shtysë më shumë e dha lajmi se asnjë pozitiv me këtë sëmundje nuk u gjet mes pjesëtarëve të Premier Ligës, së fundmi. Gjithsesi, nuk ishte vetëm kjo. Qeveria britanike, autoritetet e saj përkatëse, do ta lejojnë Liverpulin që ta ngrejë trofeun e Premier Ligës në stadiumin “Anfild”, ndryshe nga sa u diskutua më parë, për t’u luajtur në fushë asnjanëse. Policia britanike veçoi disa ndeshje si me rrezik të madh potencial, për shkak të emocioneve që nxisnin, dhe mes tyre ishte edhe ndeshja ku Liverpuli do të merrte kupën e titullit kampion. U mendua se kjo ndeshje do të luhej në fushë neutrale, por presioni ishte i fortë dhe gjithçka u ndryshua. Një titull që fitohet pas 30 vjetësh pritejeje nuk mund të zhvleftësohet, ndaj edhe u vendos që “Anfildi” të jetë pritësi i asaj ndeshjeje, qoftë edhe pa tifozë.
Sfidanti.al