Një ditë pas ekzaminimeve mjekësore që e përjashtuan dëmtimin në tendinën e Akilit dhe një mbyllje të parakohshme të sezonit, Zlatan Ibrahimovic u nis për në Suedi në pasditen e kësaj të mërkure për t’u bashkuar me familjen. Sulmuesi i Milanit që po vuan një dëmtim muskular në pulpë të pësuar gjatë seancës stërvitore të së hënës, do të kthehet në Milano javën e ardhshme kur do të duhet t’i nënshtrohent një konsulte të re mjekësore.
Zlatan Ibrahimovic do të duhet të kthehet në fushë pas 1 muaji, por koha e riaftësimit e tij mund të jetë më e shkurtër me Milanin që do të mund të marrë frymë lirisht për sulmuesin suedez që të hënën ndjeu një dhimbje të fortë në pulpë për të bërë ekzaminime të tjera nga ku doli që tendina e Akilit nuk është dëmtuar aspak
Sfidanti.al