Miratohen stërvitjet kolektive, Premier League drejt rifillimit

Në Angli skuadrat mund të stërviten në grup, sic bënin përpara shpërthimit të pandemisë coronavirus. Klubet e Premier League arritën akordin unanim teksa miratuan ndërmarrjen e këtij hapi, që në rast të kundërt do të shkaktonte një ngadalësim në punën për rifillimin e kampionatit duke parë shqetësimet e shfaqura në lidhje me rastet e reja pozitive me Covid 19 në futbollin anglez.

Kjo do të thotë de ka më shumë optimizëm për gjetjen e datës së rifillimit të kampionatit që mund të jetë në fundjavën e 20 qershorit.

Liga Angleze doli me një komunikatë ku vazhdon me apelin për të treguar kujdes, duke këshilluar reduktimin në minimum të cdo kontakti të afërt që nuk është i nevojshëm.  Për drejtuesit e futbollit anglez, prioritet mbetet shëndeti dhe mirëqenia e pjesëmarrësve dhe për këtë arsye janë përpiluar protokolle shëndetësore rigoroze në mënyrë që të garantohet që fusha e stërvitjes të jetë ambienti më i sigurt i mundshëm për futbollistët dhe personelin që do të vazhdojnë të testohen për coronavirus 2 herë në javë.

Sfidanti.al