Mali i Zi kopjon Bjellorusinë, të shtunën Superliga nis me tifozë!

Një lajm i mirë në kufi me Shqipërinë, pasi një kampionat futbolli do të fillojë më shpejt se tek ne, madje edhe në mënyrë më të guximshme. Flasim për Malin e Zi, i cili ka vendosur që ligën ta nisë fundjavën që vjen, në 31 maj, dhe madje me praninë e tifozëve nëpër stadiume. Natyrisht, futbolli malazez nuk ka ndonjë ndjekje shumë të madhe të ndeshjeve direkt në impiante, por gjithsesi veprimi është kurajoz për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Sfidanti.al