Ndërsa në Angli pritet ende një datë zyrtare për rikthimin në fushat e lojës, mendohet 12 qershori, klubet kanë nisur të punojnë për sezonin e ardhshme edhe pse ka ende pasiguri për shkak të pandemisë coronavirus. Sezoni aktual me siguri do të mbyllet pa tifozë në stadium, kështu që anglezët po mendojnë për disa alternative sic është hedhja e lotarisë
Këtë e zbulon tabloidit britanik ‘The Sun’ që nis gjithcka nga fjalët e Shefit të Mjekëve në Premier League, Mark Gillet: ‘Situata nuk do të përmirësohet shumë në 6 apo 12 muaj-ishte parashikimi i Gillet që do të thotë se ose do të luhet mdyer të mbyllura edhe sezonin e ardhshëm ose klubet duhet të parashikojnë një numër të reduktuar tifozësh në impiantet e tyre në mënyrë që të respektohet distancimi social. Por në këtë rast, sipas tabloidit, lind pyetja; kush do t’i marrë biletat dhe abonimet? Dhe në këtë pikë lindi ideja e lotarisë.
The Sun flet për hedhjen e një shorti ku do të marrin pjesë të gjithë të abonuarit e sezonit 2019/2020 ku në lojë është abonimi për sezonin pasardhës. Është kjo një ide e vecantë, më demokratikja e e mundshme por që përkon me pasigurinë e periudhës.
Sfidanti.al