Ish-kapiteni Kamerunit, Rigobert Song është rikthyer sërish në jetë, pasi u përball me vdekjen, si pasojë e një infrakti të pësuar në fillim të tetorit. Gjithçka është konfirmuar nga vetë Song, nëprmjet një interviste të publikuar nga e përditshmja franceze L`Equipe. 40-vjeçari u dërguan në Francë për trajtim të specializuar, pas pësimit të një aneurizëm cerebrale që i solli gjendje kome.
“Unë jam kthyer nga vdekja”, tha ish-mbrojtësi i Liverpulit dhe Uest Hem, i cili gjatë karierës së tij ka qenë edhe një futbollist shumë i rëndësishëm i përfaqësueses së Kamerunit. “Kam qenë me fat që kam shpëtuar – vazhdoi komentin e tij Song – por jo gjithkush e ka këtë fat”.
Sfidanti.al