Bajerni e kaloi një “drithërimë”, por njëfarë soji e mori hakun, ndërsa java e dytë e kampionatit gjerman që pas rifillimit, u kthye në “identitet”, pra tek numri i madh i golave të shënuar. Në 6 takime, të premte e të shtunë, u realizua 20 herë, me rreth 3.67 gola për ndeshje. Bajerni dhe Herta ishin “kampionët” në këtë statistikë, ndërsa veçohet ndeshja Mynshengladbah-Leverkusen (1-3).
Mesa duket këmbët janë më të lirshme, dhe rrjedhshmëria e lojës më e madhe, ndaj edhe topi po shkon më lehtë në portë. Bundesliga vazhdon të jetë një reklamë për futbollin në Europë, dhe po ndihmon edhe ligat e tjera që të rifillojnë, duke ua nxjerrë frikën qeverive të shteteve të ndryshme të Europës.
Sfidanti.al