Formula 1, Silverstone vazhdon të jetë në dyshime të forta

Dyshimet për zhvillimin e Cmimit të Madh të Silverstone në Britaninë e madhe vazhdojnë të mbeten të forta. Mësohet se deri tani nuk do të lejohet asnjë përjashtimi tjetër në ligjin e qeverisë britanike për vendosjen në karantinë për të huajt që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas ‘Autosport’ të gjithë ata që do të hyjnë në Britani pas 8 qershorit do të duhet të izolohen për 14 ditë. në këtë rregull ka disa përjashtime të vogla ku nuk përfshihet kampionati i Formula 1. Me situatën aktuale do të ishte e pamundur zhvillimi i garës në Silverstone i parashikuar në 26 korrik, ndërkohë që në këtë pistë është menduar të mbahert edhe një garë e dytë në 2 gusht.

Gjithsesi në 29 qershor, qeveria britanike do të rishohë masat për karantinën dhe nëse  situata sanitare do të jetë përmirësuar, atëherë do të lehtësojë masat kufizuese.

sfidanti.al