Formacioni i javës në Bundesligë, dominojnë Dortmundi e Leverkuseni!

Le ta nisim me portën, pasi një “shkëmb” i vërtetë si Rune Jarshtajn ndihmoi Hertën e zhytur në krizë që të fitonte 3-0 në fushën e Hofenhajmit, duke shkaktuar surprizë. Në formacionin e javës të Bundesligës bën pjesë edhe Kevin Mbabu (Volfsburg), ndërsa aid ha asistin për golin e fitores në Augsburg, shënuar nga Ginçek. Benzhame Pavar i Bajernit ishte i lehtë për t’u përzgjedhur, për lojën në mbrojtje, por edhe në sulm (shënoi gol), ndërsa mbrojtjen treshe e plotëson Maksimilian Mitelshtat, po i Hertës. Në të djathtë të mesfushës, Musa Diabi (Leverkusen), që krijoi dy gola në fushën e Verderit. Po ashtu, Kerem Demirbej po i Leverkusenit, që shënoi një gol e shërbeu një asistë. Në të majtë të mesfushës, Rafael Gerrero i Dortmundit, autor i dy golave, ndërsa mesfushor sulmues ishte Kai Haverc (Leverkusen), shënues po i dy rrjetave. Mesfushori tjetër sulmues, ish-lojtari i Leverkusenit, tani tek Dortmundi, Julian Brant, që ashtu si Haverci, ishte truri i lojës së ekipit të tij. Në sulm, dyshja Erling Haland (Dortmund)-Robert Levandovski (Bajern).

Formacioni  javës (3-5-2): Jarshtajn (Herta), Mbabu (Volfsburg), Pavar (Bajern), Mitelshtat (Herta), Diabi (Leverkusen), Demirbej (Leverkusen), Gerrero (Dortmund), Haverc (Leverkusen), Brant (Dortmund), Haland (Dortmund), Levandovski (Bajern).

Sfidanti.al