Manchestetr City; apeli në CAS kundër përjashtimit në 8-10 qershor

Apeli i Manchester City kundër skualifikimit për dy sezone në kompeticionet evropiane të vendosur në 14 shkurt do të diskutohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në periudhën 8-10 qershor. Klubi anglez u denua me përjashtim nga eventet e UEFA për thyerje të rregullit të Fair Play Financiari dhe rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Nuk është e qartë nëse séanca do të mbahet në gjykatë apo do të bëhet nëpërmjet një lidhjeje video. Kalendar nuk është fiksuar ende për verdiktin e mundshëm që gjithsesi do të dalë përpara se skuadrat angleze të hyjnë në shortin e Ligës së Kampioneve të sezonit të ardhshëm

Manchester City njoftoi për apelimin e tij menjëherë pas komunikimit të sanksionit nga ana e UEFA. Klubi anglez u shpreh se ishte i zhgënjyer, por jo I habitur nga Dhoma e Gjykimit të qeverisë së futbollit evropian dhe shtoi se pretendontë një gjykim të paanshëm sa më shpejt të jetë e mundur dhe kështu që do të niste sa më shpejt procedurën për apelimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Sfidanti.al