Thelbi i futbollit nuk pyet për koronavirusin, do ta shikoni në Gjermani!

Shumë pyetje janë bërë në prag të rifillimit të Bundesligës, dhe besohet se kurrë ndonjëherë më parë, ky kampionat nuk ka pasur këtë vëmendje botërore që ka tani. Nuk është shaka, është e para ligë e madhe që nis në epokën e koronavirusit. Pyetjet janë të tilla se a do të ndryshojnë gjëra në thelbin e lojës së futbollit për shkak të epidemisë? Përgjigja është “jo”. Kur të ketë goditje dënimi, për të cilat priten harkime në zonë, apo goditje këndi, duelet fizike do të lejohen, në ajër dhe në fushë. Kur të ketë goditje dënimi përballë zonës, nga ku mund të tentohet direkt porta, do të jetë muri i zakonshëm me disa futbollistë pranë njëri-tjetrit (edhe pse sup më sup, jo përballë).

Arbitrit nuk i është thënë se çfarë distance duhet të mbajë nga lojtarët, sidomos kur ata protestojnë, apo kur ai i qorton apo i tregon kartonin. Gjithsesi, ka një paralajmërim nëse tifozët grumbullohen pranë stadiumit, dhe ndeshjet rrezikojnë të anulohen nëse ndodh kjo gjë. Duke pasur parasysh se një pjesë e tifozëve është kundër rifillimit, duket se policia do të ketë shumë punë ditët e ndeshjeve.

Sfidanti.al