Mourinho iu drejtohet skeptikëve: Nuk doni të luani? Shikoni Bundesligën në shtëpi

Ashtu sikurse edhe në Itali, edhe në Angli vijojnë debatet për datën e rifillimit të Premier Leagues, ndërkohë të rritet numri i skeptikëve. Edhe pse qeveria dhe Federata Angleze e Futbollit e gjetën një akord përfundimtar për protokollin që duhet aplikuar dhe datën e rifillimit, mendimet e atyre që punojnë në botën e futbollit anglez janë në përplasje mes tyre. Dhe  gjatë një videokonference mes trajnerëve të Premier League, trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho iu drejtua kolegëve të tij me dyshimet më të mëdha. ‘Nëse nuk doni të luani, qëndroni në shtëpi e shihni Bundesligën-mësohet se ka thënë Mourinho kolegëve të tij të stepur.

Ky qëndrim i Mourinhos është krejt ndryshe nga ai që është përshkruar në median britanike. ‘Daily Star’ i dedikon portugezit artikullin me titullin ‘No way says Jose’, që përkthehet ‘Në asnjë mënyrë, thotë Jose’ duke i atribuar mohimin trajnerit të Tottenhamit. Ndërsa ‘Daily Express’ publikon një foto të Mourinos me frazën: ‘Not so fast’(Jo kaq shpejt). Ndërsa sipas  ‘Mirror’, Morinho ka kërkuar të paktën 1 muaj stërvitje në grup përpara se skuadrat të kthehen në fushën e lojës duke sugjeruar shtyrjen e rifillimit të kampionatit në 19 qershor. Por trajneri i Tottenhamit kundërshton ato që deklarohet në median britanike teksa theksoi se qëndrimi I tij është krejt ndryshe nga ajo që është përshkruar.

‘Nuk kam kërkuar asnjë shtyrje-tha Mourinho-dua që stërvitjet të rifillojnë dhe mezi po pres të Premier League të rinisë sapo të jenë krijuar kushtet e sigurisë për të luajtur. Jam krenar për mënyrën sesi futbollistët e mi e kanë ruajtur formën duke treguar shumë profesionalizëm, pasion dhe impenjim’.

Sfidanti.al