I gjithë ky sezon ka qenë më shumë një torturë për mesfushorin kroat, që duhej të ishte larguar nga Barcelona që verën e kaluar. Trajneri Ernesto Valverde nuk e kishte në planet e tij, por punët erdhën që ai mbeti. Po ashtu, Antuan Grizman, i marrë me shumë bujë nga Atletiko e Madridit, nuk po jepte atë që pritej dhe kritikat nuk munguan. Gjithsesi, statistikat thonë që trajneri i ri Kike Setien duhet të mendohet mirë për ta, pasi dalin të rëndësishëm. Rakitiç, Grizman dhe Buskets janë të vetmit që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim këtë sezon. Ndonjëri prej tyre ka mbetur në stol vetëm për zgjedhje teknike, ose ka qenë i pezulluar. Grizman ka 37 ndeshje këtë edicion, Buskets 32 dhe Rakitiç 31, ndonëse kroati ka qenë 11 herë si zëvendësues. Në kushte të tilla, duken “përralla me mbret” ato që thuhet se mund të largohen. Ku do të gjejë Setieni lojtarë më të besueshëm?
Sfidanti.al